|
22 Minuta pas orės

« Nėse duam tė kemi njė paqe tė
vėrtetė nė botė, duhet tė fillojmė nga fėmijėt» (Gandi)
Projekti Rruzull i Kaltėrt fton bashkėsinė
botėrore tė fėmijėve dhe tė rinjve tė bashkohen pėr Paqe duke marrė pjesė aktive
nė zhvillimin dhe krijimin e Korit tė Shpresės nė nivelin planetar pėr tė
kėnduar nė tė njėjtin moment gjithkund nė botė dhe nė tė gjitha gjuhėt e
mundshme Himnin e Paqes tė projektit Rruzull-i-Kaltėrt (Ronde-et Bleue), tė
premten mė 24 tetor 2009 nė orėn 11.22, sipas kohės sė selisė sė Kombeve tė
Bashkuara nė Nju Jork. Kėnga do tė kėndohet duke iu bashkangjitur Burive tė
shpresės (Trompettes
de lespoir), signnali i sinkronizimit i cili do bashkojė zėrat tanė nė
tė njėjtėn shpresė : Paqen.
Himni i paqes zgjat 66 sekonda. Teksti i tij
pėrmban gjashtė fjali tė ndryshme ndėrsa melodia, e cila pėrbėhet nga 11 nota,
ėshtė e njėjtė pėr tė gjitha fjalitė. Pse gjashtė? Kjo gjė i pėrmbahet faktit se
Organizata e Kombeve tė Bashkuara numėron gjashtė gjuhė zyrtare : anglisht,
mandarin (kinezisht), arabisht, spanjollisht, rusisht dhe frėngjisht.
Nėse do Paqen, pėrgatite
Paqen.
Pėrgatitja e Korit tė Shpresės kalon nėpėrmjet
organizimit tė njė serie takimesh planetare. Takimet planetare duhet tė
paraprihen nga njė shumice takimesh mė tė vogla. Formati i tyre mund tė
ndryshojė sipas vullnetit : klasė, shkollė, rrjet shkollor, fshat, qytet, rreth.
Por ajo qė mund tė jetė mė e rėndėsishmja pėr organizimin e Korit tė Shpresės,
janė mikro-takimet e individualizuara ose ato nė grupe tė vogla, gjithmonė 22
minuta pas orės. Kėto takime, njerėzit e rėndomtė e tė etur pėr Paqe i
pėrsėrisin rregullisht, do tė thotė ēdo ditė. Nė kėtė nivel, njė fjali e vetme e
kėnduar mjafton. Shpresa, pėrtej fjalėve tė melodisė, ndodhet nė mendimin
shpresėdhėnės dhe buron nga zemra me shpresė. Kėshtu, nė kohėn e minutit tė 22tė
pas orės, minutit tė shpresės, bėhet njė pikėqėndrim kohor i shpresės sė
pėrbashkėt, njė moment bashkimi afektif pėr Paqe, minuti
tradicional i qetėsisė i cili lė vendin 66 sekondave tė shpresės sė
sinkronizuar.
Sa do tju kushtojė kjo? Asgjė fare! Shpresa nuk
ka ēmim. Ja pse nuk ka asnjė sundim mbi Himnin e Paqes as mbi logonė e Projektit
Rruzull-i-Kaltėrt (Ronde-et-Bleue). Asnjė donacion nuk do tė pranohet. Nė sajtin
tonė nuk ka vend pėr reklama. Nė tė kundėrtėn, ka vend pėr ministritė e
edukimit tė mbarė botės, pėr organizmat qė punojnė pėr Paqen dhe respektin e
dinjitetit njerėzor. Leadershipi i ndihmuar nga Gratė pėr Paqe ėshtė i
pazėvendėsueshėm pėr sjlljen e Paqes e mbi tė gjitha - pėr tė nėnvizuar
iniciativat individuale nė favor tė Korit tė Shpresės. «Ēdo akcion individual
pėr Paqe ėshtė i rėndesishėm nė periudhėn tonė jostabile.»(Ilya Prigogine).
Shkurt, krijimi i Korit tė Shpresės nuk ėshtė ēėshtje marketingu por ēėshtje
zemre, do tė thotė se ėshtė njė veprim i njerėzve tė rendomtė.
Zhvillimi planetar i Korit tė Shpresės supozon
vendosjen progresive tė njė mėnyre tė re tė komunikimit tė quajtur « SUNIS ».
Kjo fjalė rezulton nga afrimi i shkronjės sė parė tė kėtyre
fjalėve : Signal dUnification des Nations
Intercollectivement Synchronisées. Mund tė
krahasohet me atė qė ndodhė qe disa vite me rastin e ceremonive tė hapjes sė
Lojrave Olympiqe, por nė drejtim tė kundėrt. Nė fakt, nė vend tė njė ylli qė
kėndon, shpesh nė njė gjuhė tė vetme, njė kėnge rasti, kėngė qė dėgjohet nė
mėnyrė pasive nga njė shumicė njerėzish nė katėr anėt e planetit, ne kemi nė
katėr anėt e planetit njė shumicė njerėzish tė rėndomtė qė kanė vendosur nė
mėnyrė solidare tė lėnė, nė njė moment precis, njė takim shprese nė formė tė njė
kėnge grupi e cila tingėllon nė tė njėjtėn kohė nė tė gjitha gjuhėt e mundshme.
Urrejtja nuk
ėshtė njė trashėgimi qė
meritojnė fėmijėt tanė.
Tė krijosh njė Kor Shprese tė
nivelit planetar nė kėto kohėra jostabile, nuk ėshtė lehtė. Por historia
tregon se « nevoja e krijon organin».
Vend pėr shpresė! Nil Parent,
Québec, Canada, 05/02/08
|
|